Joe Biden do të rihap dyert e Shtëpisë së Bardhë për kampionët e NBA-s

10 shkurt 2021 | 14:10

Pas disa vitesh “përplasjesh” mes skuadrave të NBA-së dhe ish-presidentit Donald Trump, duket se me ardhjen e Joe Biden në postin e presidentit të Amerikës marrëdhëniet mes palëve do të stabilizohen. Dhe sinjali i parë i këtij normalizimi do të jetë vizita që skuadra kampione e NBA-së, LA Lakers, do të kryejë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave amerikane, presidenti Joe Biden do të formalizojë së shpejti ftesën për skuadrën kampione nga Los Anxhelosi, duke rikthyer traditën e ndërprerë, kur ekipet e NBA-së refuzonin të takonin Donald Trump. Pritet që brenda shkurtit Lakersat të ftohen të festojnë titullin në Shtëpinë e Bardhë, natyrisht duke respektuar masat anti-Covid.

“Do të ishte një kënaqësi për mua dhe gjithë skuadrën e Lakers të shkonin në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë LeBron James, duke konfirmuar se këtë herë nuk do ta refuzojë ftesën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pranuar…