Xhavit Haliti merr përkrahje të madhe nga ish-ushtarët e UÇK-së në Istog

10 shkurt 2021 | 19:11

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, është pritur në mënyrë madhështore sonte nga ish-ushtarët e UÇK-së nga komuna e Istogut.

Me këtë rast, Haliti ka thënë se ish-ushtarët e UÇK-së kanë folur në kohën e duhur nëpërmjet pushkëve.

“Ju lumshin pushkët”, ka uruar Haliti ish- çlirimtarët.

Në vazhdim, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se ushtarët e UÇK-së janë më mëritorët për lirinë e Kosovës.

Haliti ka thënë se PDK në këtë fushatë është e hendikepuar pa liderët historik, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Haliti ka bërë thirrje që të votohet PDK-ja për t’i dhënë forcë Thaçit dhe Veselit, të cilët do të triumfojnë si UÇK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës të martën mbrëma kanë filluar përgatitjet për…