City kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

10 shkurt 2021 | 22:00

Manchester City e ka mposhtur me rezultat 1-3 skuadrën e Swanseas për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup. Walker, Sterling dhe Jesus shënuan për City kurse për Swansea shënoi Morgan Whittaker

Manchester City është në çerekfinale të FA Cup pasi që ka mposhtur sonte skuadrën e Championship, Swansea City.

City e kontrolloi mirë këtë ndeshje derisa për herë të parë e rrezikoi portën në minutën e 15-të me anë të Gabriel Jesus.

Torres i City pati rastin tjetër në minutën e 22-të por portieri i City bëri një pritje brilante. Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 30-të dhe ishte një gol interesant i shënuar nga Kyle Walker.

Mbrojtësi i djathtë kishte për qëllim që të pasonte të Torres por topi i tij pa u devijuar shpërqendroi portierin e Swanseas dhe ai shënoi golin e parë në këtë ndeshje, me të cilin gol edhe do të përfundonte pjesa e parë e kësaj ndeshje.

Me të filluar pjesa e dytë, Sterling do të shënonte golin e dytë për City duke e dyfishuar epërsinë. 5 minuta më vonë gol do të shënonte edhe Jesus për ta shënuar kështu golin e tretë.

Swansea City arrin që me mund të shënon një gol në minutën e 77-të ku realizator ishte Morgan Whittaker. Kjo fitore e dërgon në çerekfinale skuadrën e Manchester City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë në emisionin Pressing…