Covidi në Itali, mbi 12 mijë raste të reja dhe 336 të vdekur

11 shkurt 2021 | 08:30

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 12,956 raste të reja me koronavirus dhe 336 njerëz humbën jetën.

Sipas të dhënave janë kryer gjithsej 310,994 teste, 4.1% pozitive për virusin SARS Cov-2.

Dje u konfirmuan 10.630 raste dhe 422 viktima. Në njësitë e kujdesit intensiv të vendit, pacientët me koronavirus janë dymbëdhjetë më pak se dje, ndërsa në pavijonet e spitalit janë 232 më pak.

I vetmi rajon në Itali që nuk ka regjistruar infeksione të reja sot është rajoni i vogël verilindor i Valle d’Aosta . Që nga fillimi i pandemisë, 92,338 njerëz kanë vdekur në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet…