Sot nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancim ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe komunave të Kosovës
11 shkurt 2021
| 10:19
Sot bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për mirëkuptim dhe bashkëfinancim mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe komunave të Kosovës.
Marrëveshja do të nënshkruhet për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”.
Ngjarja e nënshkrimit do të mbahet në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.