Vdes gazetari i njohur Bedri Sadiku

11 shkurt 2021 | 10:22

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare Bedri Sadiku, gazetari i të përditshmës Rilindja.

Sadiku ka punuar në këtë gazetë si korrespodent nga Gjilani, Tirana dhe Shkupi.

I ndjeri ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni.

Ai i nxori në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia.

Bedri Sadiku, është lindur në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Bedriu la pas vetës, bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza, nipa e mbesa.

Njoftimin mortor e ka bër përmes statusit në “facebook” djali i të ndjerit, gazetari Kushtrim Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për mirëkuptim dhe bashkëfinancim mes…