Ardian Kastrati i PDK-së kërkon votën e qytetarëve për inati të Kralevës

11 shkurt 2021 | 10:38

Profesori universitar, Ardian Kastrati, në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 shkurti, ka takuar elektoratin e Partisë Demokratike të Kosovës, në degën e Prishtinës.

Kastrati si kandidat për deputet që mban numrin #32, në listën zgjedhore të PDK-së me numër #134, ka evokuar kujtimet rinore të kohës, kur me bashkëmoshatar të lagjës bënin edhe “sherre” gjatë vitit 1981, duke gjuajtur me gurë trenin me polic serb që vinin nga Nishi për Kosovë.

Postimi i plotë i Kastratit në rrjetin social “Facebook”:

PRISHTINË:

PDK 134 VOTO NUMËR 32.

Në Prishtinën time. I rrethuar me miq e fqinjë më të cilat jam rritë. Emocion i veçantë kur kujtuam si fëmijë kur gjuanim me gur trenin me polic serb që vinte nga Nishi në vitin 1981. 🙂

Tubim masiv nga anëtarësia e gjerë e PDK-së. Faleminderit të gjitha nëndegëve për këtë organizim të jashtëzakonshëm.

Faleminderit për përkrahjen tuaj.

FORCA PRISHTINA.

FORT KUNDËR KRALEVËS PËRMES “RIMËKËMBJES”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 65-vjeçare Bedri Sadiku, gazetari i të…