Qeveria e Kosovës mban mbledhje urgjente, pritet ndryshim i masave antiCOVID

11 shkurt 2021 | 11:18

Qeveria e Kosovës është duke u zhvilluar një takim online, ku po diskutohet për masat e reja antiCovid.

Sipas burimeve të “Epokës së re” në këtë mbledhje pritet të merret vendim për lehtësimin e masave antiCOVID.

Theksojmë se sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.

Kurse, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrat, Fatmir Limaj e ka nisur ditën…