Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Dinosha

11 shkurt 2021 | 11:30

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Osmani ka falënderuar ambasadorin Dinosha për angazhimin në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të të dy vendeve.

Osmani ka theksuar se Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën, teksa shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e integrimeve euroatlantike.

Palët diskutuan edhe për rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut të tij kinez,…