Beqir Batatina: 100 mijë euro premi nëse Kupa vjen në Llap

11 shkurt 2021 | 11:42

Llapi siguroi çerekfinalen pasi mposhti dje Ballkanin në ‘Zahir Pajaziti’ pas ekzekutimit të penalltive.

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina u ka premtuar futbollistëve shpërblim të madh nëse fitojnë Kupën e Kosovës.

“Përveç premive të rregullta, nëse Kupa vjen në Llap, futbollistët do të fitojnë edhe nga 100 mijë euro”, ka deklaruar Batatina për “Indeksonline”. Ai thotë se ekipi që ai drejton është i gatshëm të ballafaqohet me çdo skuadër.

“Besoj që ekipi i Llapit është i përgatitur për çdo kundërshtar. E pamë sot se çfarë ndodhi me Gjilanin. Ne i respektojmë të gjitha skuadrat por do të hyjmë për fitore në çdo ndeshje”, ka përfunduar Batatina.

Suksesi më i madh i Llapit në Kupën e Kosovës, ka qenë në vitin 2017 kur arriti deri në finale ku u mposht nga Besa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezervimi për çdo lloj udhëtimi veror u bë një bast…