Si e njoha Bujar Kuklecin

11 shkurt 2021 | 19:31

Shkruan: Arif Kabashi

Filozofi i madh Konfuci kishte thënë: “Ti bësh pesë gjëra në të gjitha rrethanat përbën virtyt të përkryer, këto pesë gjëra janë: graviteti, bujaria e shpirtit, qiltërsia, zelli dhe mirësia”.

Bujarin e njoha diku në vitin 1996 në Shtutgart të Gjermanisë. Po kërkoja një banesë sepse ajo që kisha ishte gogja shtrenjtë, mbi 1000 marka. Dëgjova se një bashkatdhetar nga Deçani ka dy shtëpi të vetat me 6 ndamje-banesa, dhe për shqiptarët qeran e ka shumë ma lirë se çmimi i tregut.
E gjeta përmes numrit të telefonit, e ky ishte Bujar Kukleci. Ai ishte një veprimtar atdhetar tepër modest. Diku pas tre muajsh me lajmëroi se iu kishte liruar një banesë. Banesa më pëlqeu shumë, por edhe më shumë çmimi pasi hiq më pak se 300 marka do të t’i kurseja për çdo muaj.
Kjo ishte e para., ndërsa duke bashkëbiseduar kohë pas kohe, Bujari dhe unë dolem se ishim mbështetës të aksioneve të armatosura që i kryente UÇK në ilegalitet, e për shkak të dezinformatave shumica e shqiptarëve nuk e besonin. Bujari kur kuptoi se unë materialisht jepja kontribut në fondin e UÇK-së, ma liroi përsëri çmimin e qeras së banesës. Do të thotë njëherë se isha shqiptar, dhe vetëm pas një muaji përseri, se isha kontributdhënës i UÇK-së.
Bujar Kukleci buronte nga dy prindë të pa shembullt bujar, ndoshta edhe për atë se ishin bujarë, fëmiut të parë ia kishin lënë emrin Bujar. Për dy vite sa kam qëndruar banues, bujarinë që e ka treguar Bujari, babai i Bujarit (baci Isuf, ndjesë past), e nëna e Bujarit, nuk do ta kishte bërë kush tjetër.
Unë kisha dy vajza 4-vjeçare binake, dhe pasi nuk kishim dikë të afërm për t’i përgaditur e dërguar fëmijët në qerdhe, gruaja do ta humbte punën, por kjo familje e madhe bujare pa asnjë kompenzim, madje nuk pranuan kurrë as të bisedohet për pagesë, me ndihmuan si të isha familjar i tyre.
Kjo familje lindi një Bujar, i cili edhe pse ishte rritur në Gjermani, edhe pse tërë familjen e kishte në Gjermani, megjithatë atdhe-dashuria nuk e ndalte në aktivitete organizative, morale e materiale për larinë e Kosovës.
Bujari ka një standard jetese shumë të mirë që e ka bërë me punë familjare në Gjermani. Kandidimi për deputet nuk i nevojitet për të ardhura, por pesë virtyetet e Konfucit i japin përparësi në garë.
Suksese Bujar Kukleci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe opinionisti Valon Syla, i ka bërë një pyetje…