PDK përmbyll fushatën në Pejë, Hoxhaj e Kuçi flasin për rolin dhe kontributin e Xhavit Halitit për çlirimin e Kosovës

11 shkurt 2021 | 20:41

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur të enjtën tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

Kandidati për kryeninistër, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e degës së PDK-së, Xhavit Haliti kanë folur para pejanëve për vlerat e lidërshipit të PDK-së, duke vënë në qendër dy figurat kryesore të saj dhe UÇK-së dhe proceseve më të rëndësishme të vendit, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Hoxhaj, duke folur për UÇK-në, si paraardhëse dhe ADN e Partisë Demikratike të Kosovës, nuk harroi pa përmendur themeluesin dhe atë që e emërtoi UÇK-në, Xhavit Halitin.

Ndërsa, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi elektrizoi pejanët kur tregoi historinë e UÇK-së. Xhavit Haliti i ka ftuar shokët e tij për të themeluar dhe emërtuar UÇK-në.

Haliti gjatë fjalës së tij, me modesti siç është vet ai tregoi për aktivitetin për çlirimin e vendit, duke i bërë më meritorë, miqt e tij që po mbahën padrejtësisht në Hagë, Thaçin e Veselin. Ndërsa ka shpalos projektin e rimëkëmbjes si oferten më të mirë në këto zgjedhje dhe kandidatin që me datë 15 do të festoj fitorën e të parit, kryeministër i vendit, Enver Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të martë është sulmuar nga një pacient mjeku i…