Si parashihet të jetë moti ditën e zgjedhjeve në Kosovë?

11 shkurt 2021 | 21:09

Sipas ecurive aktuale sinoptike gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë (E Diel 14 Shkurt) pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje të theksuar për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë siberik.

Do të kemi erëra mesatare dhe të ftohta nga veriu dhe verilindja, në disa rajone herë pas here mund të ketë erëra të fuqishme veriore të përcjellura me reshje dëbore.

Po thuajse në tërë territorin e Republikës së Kosovës do të jetë një ditë tipike dimërore, me erëra të akullta veriore dhe reshje të herëpashershme bore. Temperatura maksimale nuk do të arrijë deri në 0, pra gjatë tërë ditës në tërë Kosovën priten temperatura në minus, që do të thotë nën o gradë Celsius.

Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga -6 deri në -3 gradë Celsius në nivel vendi, ndërsa ato minimalet pritet të luhaten nga – 6 deri në -12 gradë Celsius në viset më të ulëta, ndërsa në viset më të larta malore deri në -16 gradë Celsius.

Ajo çfarë vlen të theksohet për këtë ditë është ndjesia subjektive e të ftohtit ose siç quhet në gjuhën angleze “Windchill”. Për arsye se priten erëra të ftohta veriore dhe borë ndjesia e “windchillit” do të jetë për disa gradë Celsius më e ulët, pra edhe pse temperatura reale mund të jetë -6 gradë Celsius për shkak të ndjesisë subjektive dhe dëborës do të duket sikur është -10 ose -12 gradë Celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ukë Osaj, prej…