Shba: Aksident tragjik me 70 makina, të paktën 5 viktima

11 shkurt 2021 | 21:20

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në një aksident ku u përfshinë 70 makina, në qytetin Fort Uorth në Teksas, SHBA. Sipas policisë lokale aksidenti tragjik dhe masiv ndodhi për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Për shkak të temperaturave të ulëta, segmente të tëra rrugore ishin mbuluar me ngrica të enjten në mëngjes. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.

Si psojë e aksidentit, autostrada I-35 u bllokua në të dy drejtimet, për të mundësuar pastrimin e rrugës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni në majën e botës. Skuadra e Flick ka arritur…