![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/bayern-1.jpg)
Bayerni fiton Botërorin e klubeve
11 shkurt 2021
| 21:20
Bayerni në majën e botës. Skuadra e Flick ka arritur që të triumfojë në finalen e Botërorit të Klubeve, minimalisht 1-0 kundër Tigres. Bavarezët kompletojnë në këtë mënyrë një sezon spektakolar, ku triumfuan në Champions, kampionat dhe në Kupë.
Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në minutën e 61-të. Benjamin Pavard ishte në vendin e duhur pas një grushtimi, për të shënuar me portën e boshatisur.
Tolisso goditi shtyllën disa minuta më pas me një goditje nga distanca, ndërkohë që edhe Douglas Costa humbi një mundësi të mirë shënimi. Ky është trofeu i 6-të në Botërorin e Klubeve për Bayernin.