Kuvendit i nevojitet Shkëlqim Millaku, prandaj votojeni më 14 shkurt

11 shkurt 2021 | 21:33

I ardhur nga një familje me brumin e gatuar historikisht për çështjen e shenjtë kombëtare në të gjitha fushat, u lind Shkëlqim Hazir Millaku. I qetë në jetë dhe në familje, por shumë këmbëngulës në realizimin e detyrave shkencore. Kjo këmbëngulësi e tij e dërgoi deri në titullin prof. dr.

U bë hartues i programeve të Fakultetit të Filologjisë. Vullkani i tij shkencor nuk shpërtheu vetëm në fakultetin e Prizrenit, por shkëndijat e tij reflektohen edhe më larg. Është profesor, i cili me forcën e tij intelektuale merr guxim të hyjë në shkencën e Gjuhësisë Gjenerative.

Prof. Dr. Shkëlqim Millaku është autor i disa librave shkencore që janë dritare e hapur për studiuesit e gjuhës shqipe. Ky person po e mbron titullin akademik me hartimin e librave të tjerë që kanë karakter të fuqishëm shkencor.Është një prind shembullor dhe një pedagog me plot kuptimin e fjalës. Kuvendit i nevojitet një person si ky.

Fjala SHKËLQIM do të thotë të shkelqejë.

Të priftë e mbara PROFESOR !

Shkruan: Gani Rudaj

Profesor Millaku po merr përkrahje të madhe nga fshatrat e Klinës për deputet

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje fizike ka ndodhur para pak minutash në rrugën…