A e dinin Armend Muja dhe Hekuran Murati që Abazi ‘guxon’ të flasë rreth dialogut?

11 shkurt 2021 | 21:52

Në debatin e TV Dukagjinit, ku ishi dy kandidatë për deputet nga Vetëvendosje, Hekuran Murati dhe Armend Muja, dyshja nuk pranoi të fliste aq për dialogun duke thënë se për këtë temë, do të flasë Albin Kurti pas 14 shkurtit.

Murati dhe Muja, hasën në kritika nga analistët që kishin përballë, për shkak se kërkohej të dihej qëndrimi i Vetëvendosjes për dialogun para zgjedhjeve, e jo pas përfundimit të tyre.

Mirëpo, sonte në DebatPernime, ishte i pranishëm figura kyqe e Vetëvendosjes, Haki Abazi, për të diskutuar rreth dialogut me Serbin. Z. Abazi gjatë deklaratave të tij, kishte disa porosi për administratën Biden.

Ai paralajmëroi se ‘Marrëveshja e Uashingtonit’ do të bie në ujë.

“Mendoj se duhet ta ndërrojmë kursin se si do t’i qasemi dialogut. Administrata Biden do ta dijë se Marrëveshja e Uashingtonit është një marrëveshje e nënshkruar në kohë fushate të Trumpit dhe si e tillë do të bie në ujë”, ka thënë Abazi vec tjerash.

Paraqitja e Hekuran Muratit dhe Armend Mujës në TVDukagjini, është vlerësuar mjaft e dobët nga gazetarët dhe analistët, pasi ata nuk kishin përgjigje për shumë gjëra, e njëra prej tyre, ishte pikërisht dialogu me Serbinë.

Por Haki Abazi, sonte duket se ishte i ‘deleguari’ i Kurtit dhe VV-së, për t’i bërë të njohura për publikun, qëndrimet e kësaj partie rreth dialogut dhe Marrëveshjes së Uashingtonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ardhur nga një familje me brumin e gatuar historikisht…