Shala: Mitrovicë as sonte nuk më paske harruar. Falemnderit!

11 shkurt 2021 | 22:33

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka falënderuar aktivistët e kësaj partie për mbeshtetjen që ia kanë dhënë sonte në Mitrovicë.

“Mitrovica as sonte nuk më paska harruar.  Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur.  Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas. Mitrovicës sonte po i mungon edhe Kadri Veseli, por mungesën e tij më së miri po e plotëson fryma e fitores e partisë së tij: Partisë Demokratike të Kosovës.  Faleminderit shumë, Mitrovicë heroike!  #PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se…