Zafir Berisha vallëzon në vendlindje, i bindur për fitoren e Nismës

11 shkurt 2021 | 22:35

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka shkuar në vendlindjen e tij për të marrë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sot isha në vendëlindje, aty ku gjithëçka ka filluar në jetën time! Mobilizimi i Billushës dhe Poslishtit për të kontribuar në mbrojtje të vlerave kombëtare përmes Çlirimtarëve të 121-it në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe mbështetja e kauzës tonë #MeÇlirimtarët nga gjithë qytetarët e Kosovës është sondazhi më i mirë që do të publikohet në mbrëmjen e 14 shkurtit”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facbook”.

Ai ka theksuar se mbështetja dhe rreshtimi Vërrinit, Prizrenit dhe Kosovës përkrah çlirimtarëve do të thotë mobilizim për t’i dalë në mbrojtje vlerave kombëtare dhe ruajtjes së identitetit të shtetit, siç thotë ai “nga ata të cilët po mundohen ta tjetërsojnë historinë e lavdishme të popullit tonë”.

Mbështetje për Nismën Socialdemokrate me numër 121 në mënyrë që zëri i lirisë të jehohë dhe ta pushtojë Kuvendin e Rapublikës së Kosovës”, ka shkruar Zafir Berisha.

Zafir Berisha mban numrin 5 në listën e Nismës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka…