Rasti Dehari, avokati Tomë Gashi paralajmëron padi kundër një zyrtari të LDK-së

11 shkurt 2021 | 22:59

Avokati i familjes së Astrit Dehari, Tomë Gashi, pritet që gjatë të premtes të dorëzojë kallëzim penal kundër një zyrtari të lartë të LDK-së. Por, Gashi nuk ka zbuluar emrin e zyrtarit të LDK-së.

Gashi thotë se ky kallëzim penal, siç e quan ai, ”ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit”.

“Me autorizim te z.Avni Deharit nesër me 12.02.2021 do të paraqes kallëzim penal kundër një zyrtari të ‘lartë’ të LDK-së. Kallëzimi penal ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit Dehari”, shkroi Gashi në profilin e tij në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së, Haxhi Shala, ka postuar një…