VV-së ia mbyllin dyert e shkollës në Viti, Konjufca: Kurti është në zemrën tuaj (Video)

12 shkurt 2021 | 00:09

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur pas një tubimi që u ndalua në Viti, pasi atje ua mbyllën dyert e shkollës dhe nuk i lejuan të futen brenda.

Konjufca tha se këto përpjekje për t’i ndaluar janë të kota sepse sipas tij, Albin Kurti është në zemrat e tyre dhe se Vetëvendosja do t’i fitojë zgjedhjet të dielën.

“Prej faktit që u munduan me e ndalë Albin Kurtin mos me kandidu në zgjedhje e deri këtu që po na i mbyllin dyert e shkollave që i kemi ndërtu vetë me duart tona,me mundin tonë dhe sakrificën e me tatimet e popullit të Kosovës, këta kot e kanë, se Albin Kurti është në zemrën e juaj dhe Vetëvendosja do t;i fitojë zgjedhjet me 14 shkurt”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Veliu, nënkryetari i LDK-së, ka bërë parashikimin për rezultatet…