Osmani premton kompleks universitar në Anamoravë

12 shkurt 2021 | 18:09

Profesori nga Anamorava Fadil Osmani, i cili në listën zgjedhore të Nismës Social Demokare e ka numrin 35, ka premtuar kompleks universitar në Anomoravë.

Osmani ka thënë se ky kompleks pos Anomoravës do të jetë në shërbim edhe të studentëve nga Kosova Lindore, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. “Anomarova e ka të domosdoshme ta këtë një kompleks universitar nga i cili do të përfitonin edhe studentët e Kosovës Lindore. Unë e kam këtë qëllim dhe nëse do të jem pjesë e legjislaturës së VIII-të, ky do të jetë prioriteti jonë”, u shpreh ai.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se…