Një tërmet me magnitutë 7.1 trondit Japoninë lindore

13 shkurt 2021 | 15:56

Një tërmet i fortë ka tronditur ditën e sotme Japoninë.

Sipas autoriteteve tërmeti me madhësi 7.1 tronditi rajonin Fukushima në Japoninë Lindore.

Dridhja e fuqishme që ndodhi rreth orës 23 u ndie edhe në kryeqytetin Tokio, raporton agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.

Raportohet se thellësia e epiqendrës së tërmetit ishte 60 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Tërmetet me thellësi më të madhe të epiqendrës zakonisht shkaktojnë më pak dëme materiale.

Agjencia shkroi se mund të ketë ndryshim të nivelit të detit përgjatë bregdetit japonez, por nuk priten dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…