Gjykata e Apelit i jep të drejt ish-kryeshefit të ‘Çabratit’

13 shkurt 2021 | 17:32

Me 22 janar 2020, Bordi i Drejtorëve i KRM “Çabrati” Sh.A, kishte marrë vendim për shkarkimin e kryeshefit ekzektutiv të “Çabratit”, Berat Hadri.

Kryeshefi i shkarkuar, Hadri kishte ndjekur rrugët ligjore dhe dy vendime të Inspektoratit të Punës, kishin qenë në favorin e tij, por edhe Bordi kishte ndjekur rrugët ligjore duke e derguar lënden ne Apel. Por me datë 12 shkurt 2021, gjykata ka vendosur në favor të ish-kryeshefit të shkarkuar dhe e urdhëron Bordin e Drejtorëve të rikthej në vendin e punës, Berat Hadrin.

Këtë njoftim e ka bërë publik Hadri përmes rrjetit social “Facebook”.

Postimi i plotë i Hadrit:

Të dashur qytetarë të komunës së Gjakovës!

Gjykata e Apelit verteton padrejtesinë ndaj meje?

Siç jeni në dijeni me datë: 22 janar 2020, Bordi i Drejtorëve i KRM “Çabrati” Sh.A, i sa po zgjedhur me qëllime politike dhe në mënyrë të kundërligjshme në mbledhjën e parë kishte nxjerrë vendim për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj Kompanie.

Në lidhje me këtë vendim të kundërligjshëm të Bordit të Drejtorëve, i jam drejtuar Inspektoratit të Punës, ku Ankesa ime është konsideruar e drejtë dhe e bazuar. Inspektorati i Punës ka kërkuar anulimin e vendimit të kundërligjshëm të Bordit të Drejtorëve dhe njëherit kthimin tim në vendin e punës.

Kundër vendimit të Inspektoratit të Punës, Bordi i Drejtorëve ka parashtruar Ankesë në shakllën e dytë në Inspektoratin e Punës. Shkalla e dytë e ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë duke konstatuar se vendimi i Bordit të Drejtorëve ishte i kunderligjshem.

Prapë Bordi i Drejtorëve qëllimisht duke bërë shkelje ligjore nuk i respekton dhe nuk i zbaton dy vendimet e Inspektoratit të Punës. Për këtë edhe i është shqiptuar një dënim Kompanisë, e cila ka paguar dënimin me paret e taksapaguesve të qytetarëve, vetëm që të mos e zbatojë vendimin e Inspektoratit.

Duke parë që nuk është duke u zbatuar vendimi i organit të Inspektoratit të Punës, i jam drejtuar Gjykatës Themelore në Gjakovë duke kërkuar ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit te Punës. Edhe në këtë rast kërkesa ime është konsideruar e bazuar nga Gjykata Themelore, por prapë nuk është respektuar as Aktvendimi i Gjykatës Themelore dhe rasti ka shkuar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Sot kam pranuar Aktvendimin e formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila ka vërtetuar Aktvendimin e shkallës së parë si të drejtë po ashtu edhe vendimin e Inspektoratit të Punës, ndërsa vendimin e Bordit të Drejtorëve si të kunderligjshëm.

Prandaj duke u bazuar në të gjitha vendimet e organeve Administarive dhe Gjyqësore të formës së prerë, Bordi i Drejtorëve është i obliguar që të zbatojë Aktvendimet gjyqësore të formës së prerë, duke mos bërë shkelje ligjore, me pasoja juridike.

Prandaj të dashur qytetarë, shumë shpejtë do të shihemi aty ku na ndalën rrugëtimin e suksesit te Ndërmarrjës që kishim nisur për të mirën e qytetareve te Komunës së Gjakovës.

Sinqerisht!

Berat Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kushte të rënda atmosferike, me reshje bore e temperatura…