Napoli fiton derbin ndaj Juventusit

13 shkurt 2021 | 21:12

Napoli ka arritur një fitore të papritur 1-0 ndaj Juventusit, duke i dhënë fund serisë së rezultateve pozitive të bardhezinjve. Shpëton Gattuso, që ishte në rrezik shkarkimi me një humbje.

Në minutën e 31-të Napoli do të kalonte në avantazh. Rrahmani merr një goditje nga Chiellini, teksa arbitri i ndihmuar edhe nga VAR jep 11-metërsh. Nga pika e bardhë Insigne, arriti që të realizonte.

Juventus reagoi mjaft mirë duke krijuar shanse të shumta shënimi me Chiesa-n dhe Ronaldon, por portieri Meret dhe Napoli ishin me fat. Pavarësisht ndërhyrjeve të Pirlos dhe dominimit të bardhezinjve, sërish rezultati nuk do të ndryshonte deri në fundin e ndeshjes.

Ndeshje shumë e mirë e Rrahmanit në mbrojtje, që u vlerësua si një nga më të mirët në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e diel), më datë 14 shkurt 2021, në orën…