Voton Albin Kurti, ky është mesazhi i tij

14 shkurt 2021 | 09:56

Ka votuar kryetari i LV-së, Albin Kurti. Kurti në vendvotim është parë me gruan e tij, derisa, ai ka votuar në Fakultetin Ekonomik.

“Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë. Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, ka thënë Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka votuar kryetarii AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj së bashku me…