Hoti: Qytetarët të thonë lirshëm fjalën e tyre

14 shkurt 2021 | 10:12

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë votuar në Fakultetin e Filologjisë.

Me këtë rast ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Ai tha që pret që të ketë një proces të rregullt zgjedhor që do ta mbante standardin e rregullave sipas atyre evropiane.

“I ftoj të gjithë që sot ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Dëshiroj që ta falënderoj stafin, duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtarë dhe vendorë për punën e tyre” ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka votuar kryetari i LV-së, Albin Kurti. Kurti në vendvotim…