Voton Osmani: Përmes votës qytetarët do të përcaktojnë të ardhmen e vendit

14 shkurt 2021 | 11:41

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka theksuar se qytetarët sot përmes votës, përmes vullnetit të tyre do të përcaktojnë të ardhmen e vendit.

Osmani pas votimit theksoi se të gjithë duhet me maturi dhe qetësi të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, të rëndësishëm për vendin.

“Është një ditë e ftohtë por i ftojë qytetarët që të marrin pjesë në një ditë kaq të rëndësishme për vendin.  Një ftesë e veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në këtë proces se barazia fillon në kutitë e votimit”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka falënderuar mërgatën që sipas saj kanë bërë sakrificë të madhe për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti i shoqëruar nga…