Bora shtyhen ndeshjet në futbollin e Shqipërisë

14 shkurt 2021 | 12:30

Reshjet e dëborës kanë “pushtuar” gjithë Shqipërinë dhe kanë bërë të vështirë transportin si dhe kanë mbuluar fushat të gjithë stadiumeve, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve.

Si pasojë, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF-ja zbulon pezullimin e të gjitha ndeshjeve të futbollit deri të shtunën e ardhshme, duke përfshirë edhe Superioren, që ishte planifikuar të luhej të mërkurën.

“Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të shtyjë të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë. Federata e Futbollit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e të gjitha klubeve dhe është njohur me situatën e rënduar të terreneve sportive dhe stadiumeve, ku do të zhvilloheshin shumë ndeshje. Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021. Ndeshjet e parashikuara për t’ua luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, po planifikojnë të…