Mbështetësit e Navalnyt ndryshojnë formën e protestës

14 shkurt 2021 | 12:25

Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, po planifikojnë të ndryshojnë formën e protestës.

Sot ata do të protestojnë duke përdorur dritën nga telefonat, elektrik dore dhe qirinj për të mbështetur Navalnyn, pavarësisht paralajmërimeve se mund të përballen me akuza penale nëse marrin pjesë në protesta.

Ekipi i Navalny u ka bëri thirrje njerëzve në të gjithë Rusinë të ndezin dritën në telefonin e tyre për 15 minuta duke filluar nga ora 20:00 dhe ta kthejnë atë nga qielli.

Ata gjithashtu mund të shprehin solidaritetin me Navalnyn duke mbajtur ndonjë elektrik dore lart ose duke ndezur qirinj në një formë zemre pasi me këtë datë përkon edhe Festa e Shën Valentinit.

Pjesëmarrësve të protestës u është thënë të postojnë fotografitë e tyre në mediat sociale.

Kjo formë e protestës, sipas organizatorëve është përgjigje ndaj valës së parë të dhunës dhe shtypjes ndaj protestuesve nga ana e forcave të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Ronald Koeman ka thënë se Barcelona është gati për…