Numërohen 95 për qind e vendvotimeve, ja sa vota ka marrë VV-ja

15 shkurt 2021 | 00:59

Janë numëruar 90 për qind e vendvotimeve të përgjithshme në tërë territorin e Kosovës.

Nga numërimi i këtyre vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje po prinë dukshëm me 47,94 për qind, apo mbi 362 mijë vota.

E dyta vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri tani ka marrë 17,44 për qind të votave, apo mbi 132 mijë vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka 13,22 për qind apo pak mbi 100 mijë vota.

AAK është e partia e katër me 7,44 për qind apo mbi 56 mijë vota. Ndërsa, Nisma duket se nuk po e kalon pragun sipas votave të numëruara deri tani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë numëruar mbi 700 mijë vota nga zgjedhjet e sotme…