Pallaska: Organizimit shembullor i zgjedhjeve vërteton gënjeshtrën e “shtetit të kapur”

15 shkurt 2021 | 10:58

Juristi i njohur Dastid Pallaska  ka bërë me dije se populli më 14 shkurt ka folur lirshëm dhe qartë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ka ndodhur fal organizimit shembullor të zgjedhjeve  nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas tij, kjo tregon se parulla “shteti i kapur” ka qenë gënjeshtër, raporton “Epoka e re”.

 

Postimi i plotë i Pallaskës:

Sovrani foli lirshëm dhe qartë.

Kjo falë organizimit shembullor të zgjedhjeve nga KQZ, që paradoksalisht vërteton gënjeshtrën e “shtetit të kapur” të cilës i besuan shumica.

Edhe pse vota e mllefit vështirë se mund të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit, fituesit duhet uruar fitoren me ftesën që të krijojë Qeverinë sa më parë. Pa arsyetime dhe pa viktimizime.

Partive opozitare duhet uruar reflektim të sinqertë për shkak të rëndësisë së posaçme që do të kenë në kohën kur vendi do të qeveriset nga një pushtet me tendenca autokratike.

Derisa opozita të reflektojë, i takon secilit qytetar me bindje liberale politike të bëjë opozitën duke e kufizuar dhe mbajtur përgjegjës pushtetin e ri me fjalën e lirë dhe mendimin kritik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca e ardhshme…