Vesel Krasniqi i Nismës: Përjetësisht me ty dhe vetëm me ty lideri im

15 shkurt 2021 | 11:04

Zyrtari i lartë i Nisma socialdemokrate, Vesel Krasniqi, një ditë pas zgjedhjeve ka falënderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur.

“Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falënderoj për mbështetjen dhe tërë aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve.

Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN.

Përjetësisht me ty dhe vetëm me ty “LIDERI IM”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi i njohur Dastid Pallaska  ka bërë me dije se…