Kelmendi: Ka mbetur vetëm edhe më u bë mirë!

15 shkurt 2021 | 11:10

Zyrtari i PDK-së, Migjen Kelmendi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai ka lavdëruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke thënë se Kosova është bërë shembull demokracie për vendet e rajonit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky rregull nuk përputhet me narracionin e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit se Kosova është një “shtet i kapur” e “Republikë e dështuar”.

 

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Kelmendit:

Ka mbete vetem edhe me u ba mire!

Nji proces zgjedhor qe ta çonte mallin e ndonji vendi europian, nji kulture qytetare dhe solemnitet ne votim, dhe nji fitore pa ekuivoke e Vetevendosjes shenuen zgjedhjet e Frorit 2021.

Kosova ka avansue dhe asht ba shembull demokracie per vendet e rajonit, sado krejt kjo demokraci e ky rregull nuk perputhen me narracionin e stisun te Osmanit e Kurtit, si “shtet i kapun” e “Republike e deshtueme”.

U ba si deshti shumica, dhe kjo shumice e ka pergjegjesine e plote per besimin e dhane. Mbajeni!

Fitorja plebishitare e Osmanit dhe Kurtit asht njikohesisht nji mesazh per neve ne PDK, me pa ku u gabue dhe me vazhdue pa u ndal me reformimin e matejme te partise.

E uroj Vetendosjen, Osmanin e Kurtin per kete fitore!

Ka mbete vetem edhe diçka ‘e vogel’ – me u ba mire!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 për…