Maliqi i bën disa paralajmërime pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme

15 shkurt 2021 | 11:23

Analisti Agon Maliqi e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të djeshme parlamentare. Ai ka thënë se rezultati është i mirëseardhur, deri ka treguar se nga ka ardhur ai.

Maliqi ka paralajmëruar se votuesit tash e tutje do të largohen nga militantizmi, ndërsa ka theksuar se institucionet që kanë mundësuar ndryshimin mbeten të brishta ndaj diktateve politike.

“Rezultati i mbrëmshëm tregoi se njerëzit kanë akumuluar mllef dhe duan ta mbyllin një kapitull politik. Rezultati është i mirëseardhur, por edhe i mbushur me pritshmëri jorealiste të ndërtuara prej vitesh. Kam frikë se kjo rënia për toke do të bëhet problematike. Të gjithë ata votues që u turrën në masë, duke i thyer besnikëritë e vjetra politike, treguan se nuk janë militantë, por prej tani e tutje do të jenë votues të lëkundur që do të dinë të kërkojnë llogari. Ajo që është e nevojshme tani është që skena politike të ideologjizohet dhe të artikulojë/përfaqësojë më qartë. Ndërsa sfida kryesore, sidomos për shoqërinë civile, është mirëmbajtja dhe forcimi i standardeve të larta demokratike. Institucionet të cilat e mundësuan ndryshimin, dhe të cilat do të duhet t’i mundësojnë ndryshimet e radhës, mbeten të brishta ndaj diktateve politike”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm nga rezultatet e deritashme. Nga 98.53 për qind të votave të numëruara deri në orën 10:59, LV-ja del se ka marrë 376 mijë e 349 vota, apo 48.12 për qind, pasuar nga PDK-ja me 17.30 për qind dhe LDK-ja me 13.14 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë më parë, legjenda e portës së Kombëtares shqiptare,…