![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/behgjet-pacolli-1-1.jpg)
Pacolli pranon rezultatin, përgëzon LV-në për suksesin
Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë vendosur një standard të lartë në këtë proces zgjedhor.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme që të bëhet sa më parë konstituimi i institucioneve të reja.
“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, ka shkruar Pacolli.