Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

15 shkurt 2021 | 11:40

Të shtunën ka filluar stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, ku janë zhvilluar tri ndeshje nëpër mot të ftohtë dhe me reshje bore.

Skuadra kampione në fuqi, Drita, ka shënuar fitore në duel me Llapin, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan me rezultat 1-0. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e ka shënuar Astrit Fazliu në minutën e 74-t.

Fitore në shtëpi ka realizuar edhe Prishtina, e cila në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mundur Drenicën me shifrat 3-1. Alban Shillova i zhbllokoi shifrat e kësaj ndeshje në minutën e 13-të, por rezultatin e barazoi Dos Santos në minutën e 44-t. Në pjesën e dytë Prishtina u tregua më efikase dhe arriti që të shënojë edhe dy herë nëpërmjet Leonit Abazit, në minutën e 62-të dhe Gentian Muçës, në minutën e 71-të.

Ndërkaq, Ballkani shënoi fitore si mysafir në Brestovik në duel me Besën, me rezultat bindës 3-0. Golat për portokallzinjtë i shënuan Edvin Kuç (22’) dhe Blend Baftiu (44’, 45’). Të dielën nuk është zhvilluar asnjë ndeshje për shkak të zgjedhjeve parlamentare, kurse sot (e hënë) zhvillohen dy ndeshjet e tjera, ku takohen Feronikeli – Gjilani dhe Trepça ’89 – Arbëria.

SUPERLIGA – Java 19

Drita – Llapi                       1-0
Prishtina – Drenica           3-1
Besa – Ballkani                  0-3

Të hënën takohen:
13:00 Feronikeli – Gjilani
13:00 Trepça ’89 – Arbëria

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
107-vjeçarja Xhezide Aliu është votuesja më e vjetër që ka…