Spahiu: Rritja e LV-së ka qenë e pritshme, sikurse rënia e LDK-së, PDK-ja shënoi sukses

15 shkurt 2021 | 12:19

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, është shprehur se rezultati zgjedhor që ka dalë nga zgjedhjet e djeshme ka qenë i pritshëm.

“Vetëvendosja ka qenë e pritshme që të bëjë një kalim të tillë pas koalicionit me Vjosa Osmanin dhe ridizajnimit të fushatës dhe fjalorit politik të Albin Kurtit. Rënia e LDK-së ka qenë e pritshme, nuk shkon gjithmonë me mashtrime. Kjo është rezultat i mashtrimeve. Rezultati i PDK-së është sukses shembullor i Enver Hoxhajt”.

“Kurti i ka parakushtet për një qeverisje të suksesshme. Duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Do të jetë e vështirë”, është shprehur Spahiu

Spahiu ka thënë se nga Kurti pritet që ta luftojë korrupsionin pasi të vjen në krye të qeverisë.

Nga Kurti pritet që ta luftojë korrupsionin dhe të vendosë drejtësi sociale. Politika e jashtme që është pika e tij më e dobët”, ka thënë Spahiu. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja ndaj Napolit ka lënë pasoja edhe më të mëdha…