![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/pavaresia.jpg)
Agjenda shtetërore e aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë publike agjendën për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin.
Gjatë kësaj dite do të ngrihet flamuri shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK=së, do të bëhen homazhe të varri i ish-presidentit Rugova e në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Njoftimi i plotë i qeverisë:
17 shkurt 2021
08:00
Ngritja Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së
(Të pranishëm u.d. presidentja Osmani, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe KOMFSK)
Vendi: Oborri i ZKM-së
09:00
Homazhe te varri i presidentit Rugova
(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)
Vendi: Velani – Prishtinë
10:00
Homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz
(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)
Vendi: Prekaz – Skenderaj
10:00
Homazhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës
(Vetëm për autoritet komunale : Vendosje buqetash me lule nga autoritetet komunale )
12:00
Manifestimi qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës
(Pjesëmarrja e u.d.p presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S.ZNj. Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Sh.T.Z. Avdullah Hoti)
Vendi: Kazerma “Adem Jashari”-Prishtinë
13:00
Ekspozita “ Jeta dhe vepra e Sali Çekut”
Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës
14:00
Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi
Vendi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
18:00
Pritja shtetërore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
(Pritje organizohet nën patronatin e u.d. presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani)
Vendi: Golden Imperial – Veternik , Prishtinë
20:00
Koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqirit
Vendi: Klan Kosova – Prishtinë
(Nën oatronatin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti )
Agjenda e aktiviteteve në komunat e Republikës së Kosovës:
Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës.
Agjenda e aktiviteteve kulturore dhe sportive
15 shkurt 2021
Shfaqja e filmit
17:00-19:00
‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina
Vendi : Kino ABC
16 shkurt 2021
11:00
Ekspozitë e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi
Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë
12:00
Loja e veteranëve të futbollit Kosovë-Shqipëri
Vendi: Stadiumi Fadil Vokrri – Prishtinë
17:00
Koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë
17:00-19:00
Shfaqja e filmit
‘Babai’ nga Visar Morina
Vendi : Kino ABC
19:00
Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës
Vendi: Salla e kuqe “Pallati i rinisë dhe sporteve” – Prishtinë
17 shkurt 2021
10:00
Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës
Vendi: Prishtinë
10:00
Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes
Vendi: Hani i Elezit
10:00
Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-Pongut
Vendi: Prishtinë
11:00
Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike
Vendi: Viti
17:00-19:00
Shfaqja e filmit
‘Zana’ nga Antoneta Kastrati
Vendi: Kino ABC
19:00
Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqja “Pamje revolucioni”, regjia Kaltërim Balaj
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë
18 shkurt 2021
19:00
Shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës “Exil”
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë