Deputetja gjermane: LV-ja të çlirohet nga kursi ideologjik dhe ta ndjekë dialogun

15 shkurt 2021 | 13:01

Pas zgjedhjeve në Kosovë ka reaguar deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt. Ajo është duke e parë si rrezik për transformimin politik në Kosovë qëndrimin e pakompromis të Albin Kurtit.

Deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe raportuese e partisë liberale FDP për Evropën Lindore e Juglindore në një reagim për “Deutsche Wellen”, pas zgjedhjeve në Kosovë ka theksuar se fitorja e Vetëvendosjes, tregon se sa e madhe është dëshira për transformim në Kosovë.

“Me premtimin e tij për të luftuar në mënyrë të qëndrueshme korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik, ish-kryeministri, Albin Kurti ka zgjuar pritshmëri të mëdha. Besueshmëria e tij varet shumë nga ajo nëse ai i përmbush ato megjithë vështirësitë e brendshme politike dhe ekonomike”, ka thënë ajo.

Deputetja liberale, Renata Alt, ka thënë se e sheh me skepticizëm qëndrimin e pakompromis të Albin Kurtit.

“Pakompromisi politik i Albin Kurtit nuk është një premisë e mirë për këtë, dhe mund të jetë një sfidë e madhe në krijimin e qeverisë. Nëse Vetëvendosja nuk do që pas optimizmit të madh të vijë zhgënjimi i madh, duhet që ajo të çlirohet nga kursi ideologjik dhe të ndjekë dialogun. Kjo është e pazëvendësueshme edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për një marrëdhënie të besueshme me diplomatët evropianë. BE-ja ka në të njëjtën masë përgjegjësinë për të realizuar liberalizimin shumë të vonuar të vizave”, ka thënë deputetja gjermane për mediet./DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “GERMIN” ka bërë me dije se ende nuk ka…