Berisha uron Albin Kurtin: Fitore e shkëlqyer me rekord historik

15 shkurt 2021 | 13:05

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë.

Teksa e  ka quajtur fitore të shkëlqyer, Berisha ka thënë se qytetarët ia kanë dhënë Vetëvendosjes, të udhëhequr nga Albin Kurti mbi 48 për qind të votave, duke shënuar fitore historike.

“Me këtë rast le t’ju urojmë nga zemra fitimtareve suksese po kaq të mëdha në udhëheqjen e Kosovës, qytetarëve të saj në rrugën e zhvillimit, begatisë dhe integrimit në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Gjithashtu le të urojmë të dashur miq mbarë qytetarët e Kosovës dhe forcat politike që morën pjesë në zgjedhjet e djeshme parlamentare”,  ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjedhjeve në Kosovë ka reaguar deputetja liberale e Bundestagut,…