Mbështetësit e Navalnyt ndryshojnë formën e protestës

15 shkurt 2021 | 13:09

Qytetarë dhe mbështetës të kryeopozitarit rus, Aleksei Navalni, protestuan në qytetet kryesore për lirimin e tij.

Në rrugët e Kremlinit dhe Shën-Pjetërburgut, të rinjtë e treguan solidaritetin e tyre duke mbajtur lart dritat e e ndezura të celularëve apo me qirinj në duar.

Kritikat e tyre i drejtoheshin pushtetit të presidentit Vladimir Putin dhe atij që ata e quajnë arrestim politik të Navalnit.

“Kam dalë në rrugë sepse represionit politik në Rusi duhet t’i vijë fundi. Nuk e mbështet diktaturën dhe tiraninë e Putinit që rri në pushtet prej 20 vitesh”, ka deklaruar specialisti.

“Dua të ndryshojnë forcat në Rusi, që Rusia të jetë më e lirë, për shembull, për sa i përket censurës.”, ka shtuar Darya Garnya, asistenti personal

Dita e diel përkoi me Shën Valentinin.

Në kryeqytet, në temperaturat -13 gradë Celsius, një zinxhri grash dhe vajzash ruse po ashtu denoncuan mbi 1 mijë shoqërimet policore gjatë protestave për Navalnin.

“Ne mbështetim lirinë e fjalës, të drejtën për ta shprehur lirisht opinionin qytetar. Kam qenë vetë se si policia në demonstrata i ka goditur dhe i ka shoqëruar gratë.” ka deklaruar  studenti.

“Kundërshtoj regjimin ekzistues. Nuk më trembin shkopinjtë dhe arrestimet sepse kanë ekzistuar para meje e nuk kanë për të ikur as pas meje.”– shton ai.

Navalni u arrestua muajin e kaluar pas kthimit nga Gjermania, ku mori trajtim për helmimin me një substancë paralizuese që pretendohet se u krye me porosi të Moskës.

Ai thotë se janë politike akuzat që gjykata ka pranuar kundër tij për mashtrim dhe përvetësim të ardhurash./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Nacional në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa,…