Themeluesja e LDK-së, Edita Tahiri, tregon se çfarë ndodhi që partia u katandis në këtë pikë

16 shkurt 2021 | 10:29

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Edita Tahiri, themelues e LDK-së, teksa bisedohej për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara të dielën e 14 shkurtit në Kosovë, për rezultatet dhe humbjen e LDK-së, u shpreh se rënia e Lidhjes Demokratike të Kosovës nisi që me dëbimin e drejtuesve të saj.

“LDK-ja si parti e mirëfilltë e filloi veprimtarinë e saj pas luftës, mirëpo loja që kanë ndodh në Lidhjen Demokratike pas luftës ka qenë largimi apo dëbimi i udhëheqjes së LDK-së. Dhe ky dëbim e ka zbrazur LDK-në nga koka, e cila ishte udhëheqëse e proceseve historike të çlirimit dhe pavarësisë. Këtu fillon pra, rënia e parë si strukturë, edhe pse ka vazhduar 20 vite herë në pushtet e herë në opozitë, megjithatë kjo ka vazhduar vazhdimisht duke prishur sistemin e vlerave brenda asaj marrëdhënie dhe me demokracinë…”, shpjegoi ajo.

Gjithashtu Tahiri tha, se Rugova dhe Kurti janë dy liderë politikë të pakrahasueshëm.

“Gjithmonë krahasimi, Rugova në një anë e Albini në anën tjetër janë të pakrahasueshëm si personalitete politike dhe historike edhe nuk mund të krahasohen për shkak të rrethanave.

Rugova është një lider i pavarësisë dhe i çlirimit, ndërsa Kurti, tani po bëhet një lider i demokracisë me këtë fitore të madhe”, vuri përball ajo këto dy figura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e…