Hajrizi, lideri i Kosovës në parakualifikime

16 shkurt 2021 | 13:41

Drilon Hajrizi është top-përformuesi i Kosovës në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023.

Kosova ka zhvilluar katër ndeshje, ku ka dy fitore dhe dy humbje, megjithatë është përballur me mungesa të shumta gjatë rrugëtimit.

Hajrizi ka efektshmëri prej 23 për ndeshje, duke u pasuar nga Gëzim Morina me 13 dhe Erjon Kastrati me 12. Basketbollisti nga Mitrovica ka 16 pikë për ndeshje, duke u pasur nga Erjon Kastrati dhe Dardan Berisha me nga 13. Berisha nuk ka luajtur në ndeshjet e nëntorit për shkak të infektimit me Covid-19.

Hajrizi prin edhe te kërcimet me 6.5 për ndeshje, Berisha ka 4, ashtu si edhe Alban Veseli. Ish-basketbollisti i Pejës, Bashkimit e Sigal Prishtinës ndodhet në vendin e parë, edhe sa iu përket asistimeve me 4.5, duke u ndjekur nga Dardan Berisha me 4 dhe Erjon Kastrati me 3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i parë me 500 000 doza të vaksinave kineze…