Opsioni i vetëm se si mund të hapen klubet e natës!

17 shkurt 2021 | 00:42

Testet e shpejta për Covid mund të jetë përgjigjja për hapjen e klubeve të natës dhe teatrove në Britani. Deklarata u bë nga kryeministri britanik Boris Johnson, i cili u shpreh kundër përdorimit të pasaportave të vaksinave për të rigjallëruar ekonominë në Britani pas bllokimit të vendit, por tha se testet e shpejta mund të ndihmojnë në vend.

Mijëra klube dhe teatro në të gjithë Britaninë qëndrojnë të mbyllur nga marsi i 2020-s dhe shumë prej tyre po përballen me shkatërrim financiar.

Kryeministri britanik këmbënguli se opsioni i tij i preferuar do të ishte një kombinim i vaksinimit të sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur dhe testet e shpejta si ato që përdoren në shkolla dhe disa vende pune.

Kjo mund të thotë që britanikët do të jenë në gjendje të shijojnë përsëri aktivitetet e tyre të preferuara, por mund të duhet të presin në radhë më herët për të bërë testin para se të shkojnë në lokal.

Në Shqipëri klubet e natës janë të mbyllur sipas një Akti Normativ të publikuar që në mars të vitit të kaluar, por pavarësisht kësaj qytetarët kanë raportuar shpesh hapjen dhe grumbullimet brenda tyre në shumë qytete të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Goditeni virusin shpejt dhe fort, duke iu nënshtruar masave…