Liderja e Mianmarit përballet me akuza të reja

17 shkurt 2021 | 11:37

Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi është dënuar për një akuzë të dytë pasi u paraqit në gjykatë. Suu Kyi u akuzua më parë për posedim të radio-dorëve të paligjshme, ndërsa tani pretendohet se ka shkelur Ligjin e Katastrofës Natyrore të vendit.

Nuk është e qartë me çfarë lidhet akuza e re. Ushtria e Mianmarit përsëriti premtimin e saj për të mbajtur zgjedhje të reja dhe për të hequr dorë nga pushteti ndërsa protestat vazhdojnë.

Demonstruesit anti-grusht shteti po kërkojnë lirimin e udhëheqësve të tyre të zgjedhur, përfshirë Suu Kyi. Në konferencën e parë të shtypit ushtria bëri të ditur se forcat e armatosura nuk do të qëndrojnë në pushtet për shumë kohë dhe premtoi të dorëzonte pushtetin përsëri tek partia fituese pas zgjedhjeve të reja.

Suu Kyi bëri një paraqitje të shkurtër virtuale në një gjykatë në kryeqytetin Nay Pyi Taw. Ajo thuhet se iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rregullimet ligjore dhe përfaqësimin. Paraqitja e saj e radhës në gjykatë është planifikuar të zhvillohet në 1 Mars.

Britania dhe SHBA kanë kritikuar akuzat. Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se gjithçka është e trilluar dhe është një shkelje e qartë e të drejtave njerëzore. Kina ka mbajtur një qëndrim më të butë, teksa ambasadori i saj në Mianmar hodhi poshtë akuzat se mbështeste grushtin e shtetit.

Protestuesit u mblodhën sërish në një pjesë të madhe të qyteteve pas akuzave që u ngritën për lideren e vendit. Varfëria në vend është rritur  gjithnjë e më shumë dhe njerëzit tanimë po tërheqin nga bankat paratë e tyre të fundit.

Po ashtu e rëndë paraqitet situata edhe në spitale ku kapacitetet tanimë po plotësohen pasi testimi për Covid-19 është shumë herë më i vogël sesa në fillimet e pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri një sulm…