![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/endriti.jpg)
Endriti uron 13-vjetorin e pavarësisë me foto dhe video të Thaçit
17 shkurt 2021
| 11:50
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar qytetarët e vendit për 13 vjetorin e pavarësisë, me një foto të babait të tij dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
“Gëzuar Dita e Pavarësisë”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.
Përveç kësaj fotoje, Endriti ka publikuar edhe një video nga momenti i shpalljes së pavarësisë.
Ndryshe, Thaçi dhe Veseli janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/02/pavaresia.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/02/thaciii.png)