Peter Beyer: S’ka më justifikime, liberalizimi i vizave duhet të ndodhë

17 shkurt 2021 | 12:10

Raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e pavarësisë, duke kërkuar liberalizimin e menjëhershëm të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se  BE-ja nuk duhet të përdor më justifikime koti, por duhet të veprojë, raporton “Epoka e re”.

“Siç ka thënë ambasadori Wolfgang Ischinger: ‘Ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është premtim i papërmbushur i Bashkimit Evropian. Ka shumë vonesë – kredibiliteti i BE-së është në rrezik” – me këtë pajtohem plotësisht dhe mund të shtoj: S’ka më justifikime koti. Liberalizoni vizat tash!” ka shkruar Beyer.

May be an image of 1 person and text that says '" No more foul excuses. Visa liberalization now! Peter Beyer MdB KOSOVO Independence Day February 17'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…