Hoti: Sot festojmë ëndrrën e realizuar të heronjve, shtetësinë tonë

17 shkurt 2021 | 12:55

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se përvjetorët janë momente të veçanta për të kujtuar ata që sakrifikuan gjithçka për vendin e tyre.

Me rastin e shënimit të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Hoti ka thënë se ditët si këto na sjellin vlerat me të larta të atdhedashurisë.

“Marrim fuqinë për borxhin që u kemi fëmijëve tanë që Kosovën ta bëjmë vend të realizimit të ëndrrave. Pavarësia është ëndërr e realizuar e gjeneratave që sakrifikuan çdo gjë. Sot në përvjetorin e 13 të shtetësisë tonë, festojmë ëndrrën e realizuar të heronjve për t’i dhënë mundësi këtyre djemve dhe vajzave për t’u rreshtuar me krenari në radhët e ushtrisë që forcon themelet e shtetësisë tonë”, ka thënë kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, me rastin e shënimit të 13-vjetorit në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai ka thënë se ende mbetet shumë punë për të realizuar aspiratën për integrime euroatlantike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,…