Gjithçka gati për Dritaren e Tretë në Prishtinë

17 shkurt 2021 | 15:07

Më 18 dhe 20 Shkurt do të zhvillohet Dritarja e Tretë e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë. Kështu vendosi Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe një organizim mjaft me rëndësi.

Kosova, Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu do të përballen në kryeqytetin e Kosovës, ku njëkohësisht do të vendoset se kush do të kualifikohet tutje nga Grupi B.

Gjithçka është e mundur dhe të katër Kombëtaret kanë gjasa për kualifikim, edhe pse Islanda është më e favorizuar, sepse ka tri fitore dhe një humbje. Sllovakia dhe Kosova kanë nga dy fitore, kurse Luksemburgu ka një fitore dhe tri humbje.

Të katër Kombëtaret janë akomoduar në hotelin “Four Points by Sheraton Prishtina City”, kurse janë duke u stërvitur nga 15 shkurti në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Hoteli ka qenë i mbyllur për mysafirët tjerë, kurse Pallati i mbyllur për klubet.

Tashmë gjithçka është gati. Nesër (18 Shkurt) do të zhvillohen duelet e para dhe më 20 Shkurt, ato të fundit.

“Dardanët” nëse fitojnë dy ndeshjet do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe pa media, për shkak të protokollit nga FIBA, që ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

ORARI

18 shkurt

16:00 Sllovakia – Islanda
19:00 Kosova – Luksemburgu

20 shkurt

16:00 Luksemburgu – Islanda
19:00 Kosova – Sllovakia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…